Irani informoi Rusinë për mundësinë e një "sulmi madhor terrorist" në tokën e saj përpara masakrës së ndodhur në Moskë, ku mbetën të vrarë mbi 140 persona. Duke cituar burime nga inteligjenca, Reuters thotë se Teherani e informoi Moskën në fillim të muajit mars, tre javë para se të ndodhte sulmi i 22 marsit.