Agjencia e lajmeve Tasnim në Iran njoftoi se të hënën në Teheran do të mbahen kundërprotesta ndaj demonstratave anti-qeveritare. Sipas Agjencisë së Lajmeve Tasnim, e cila është i lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit, që i përgjigjet udhëheqësit suprem, mesazhi i këtyre kundër-protestave do të ishte “të dënoheshin veprimet e protestuesve dhe terroristëve të armatosur”. Nga raportet paraprake, nuk ishte ende e qartë se kush qëndronte pas protestave, por mediat e huaja besojnë gjerësisht se pas tyre qëndron lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei. Analistët ndërkombëtarë deklarojnë se këto kundër-protesta rrezikojnë ta fusin vendin në një përplasje civile të armatosur