Irani ka kryer një sulm të madh gjatë natës mbi vendet e Gjirit, me Bahreinin që ka regjistruar numrin më të lartë të viktimave që nga fillimi i luftës. 32 persona u plagosën në një sulm iranian në ishullin Sitra të Bahreinit, tha ministria e brendshme, pasi rafineria Bapco e vendit u godit nga dronët gjatë natës. Të gjithë të plagosurit ishin shtetas të Bahreinit dhe kishte katër 'raste serioze', mes të cilëve edhe fëmijë, tha ministria e shëndetësisë në një deklaratë. Bapco konfirmoi goditjen në rafinerinë e saj që përpunon 405,000 fuçi në ditë, megjithatë tha se nuk pati viktima. Kompania shtetërore e energjisë shpalli gjendjen e goditjes nga një forcë madhore, një manovër ligjore që liron një kompani nga detyrimet e saj kontraktuale për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme. Sulmi në rafineri vjen ndërsa çmimet e naftës janë rritur në mbi 100 dollarë për fuçi për herë të parë në katër vjet.