Akorja Taraeh Alidoosti ka rënë në prangat e policisë iraniane. Shkak për këtë gjë janë bërë qëndrimet kundër qeverisë. Menjëherë pas arrestimit të saj ka reaguar edhe organizata e festivalit francez e filmit në Kanë, duke dënuar ashpër arrestimit e aktores iraniane. Më tej, ata kanë kërkuar edhe lirimin e menjëhershëm. Alidoosti është një nga yjet e kinemasë iraniane dhe akuzohet për përhapjes të informacionit të rremë. Lidhur me këto akuza 38-vjeçarja pritet të marrë një dënim për shumë vite në burg. Aktorja është e famshme për rolin e saj në filmin “The Salesman” të vitit 2016.