Iphone i ri i Apple ka shfaqur probleme pak ditë pas hedhjes në treg. Sipas medieve të huaja, kamera e iPhone 14 Pro Max nuk funskionon kur përdoren aplikacione të tilla si TikTok, Snapchat dhe Instagram. iPhone 14 Pro Max, modeli më i shtrenjtë në gamën e iPhone 14, duket se ka probleme në stabilizimit optik të imazhit (OIS), i cili përdor një sensor për të eliminuar efektet e dridhjeve të kamerës kur bën fotografi. Hapja e kamerës në aplikacione të caktuara bën që sensori i OIS të prishet, duke shkaktuar tinguj të dëgjueshëm dhe dukë bërë që telefoni të dridhet fizikish.