Qytetarët iu janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së Qeverisë vjeshtën e kaluar për të investuar në bono thesari. Nga të dhënat të Autoritetit të Mbikëqyrjes, numri i individëve që kanë investuar në bono dhe obligacione ishte gati 5900 vetë, duke u rritur me 113 për qind në tremujorin e parë të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.