Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale plane nga investimet në gjimnazin Dhaskal Todri në qytetin e Elbasanit. Kryeministri thotë se investimi do t’u japë rreth 600 nxënësve një shkollë krejt të re me klasa, laboratorë, terrene, bibliotekë dhe salla pune moderne edhe për mësuesit. Investimi thotë Rama bëhet duke zbatuar edhe sistemin e eficiencës energjetike.