Ambasadori i Kinës në Tiranë, Zhou Ding vizitoi mjediset e kompanisë më të madhe të naftës në vend, Bankers Petroleum Albania. Ai vlerësoi përballimin me sukses së situatës së pandemisë nga ana e kompanisë, e cila kur çmimet e naftës u ulën ndjeshëm jo vetëm vijoi të investonte dhe të ruante nivelet e prodhimit, por edhe u gjend pranë komunitetit dhe institucioneve të ndryshme shtetërore me ndihma dhe donacione të ndryshme.