Sektori i pasurive të paluajtshme ka kryesuar investimet e huaja direkte për të dytin vit radhazi. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për tremujorin e tretë të këtij viti investimet e të huajve në pasuri të paluajtshme në Shqipëri arritën vlerën e 95 milionë eurove, 24% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Investimet e huaja në pasuri të paluajtshme për 9-mujorin 2023 arritën vlerën e 222 milionë eurove.