Kreu i Interpolit ngriti të mërkurën alarmin për një rritje të mundshme të trafikut të armëve pasi të përfundojë lufta në Ukrainë. Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit, Jurgen Stock, i tha Shoqatës Anglo-Amerikane të Shtypit se ai "nuk ka dyshim" se trafikimi i paligjshëm i armëve do të rritet. "Ne e kemi parë këtë në rajonin e Ballkanit", tha Stock. "Ne kemi pare këtë në luftërat në Afrikë, natyrisht, grupet e krimit të organizuar përpiqen të shfrytëzojnë këtë situatë kaotike, disponueshmërinë e armëve dhe madje edhe të armëve që përdoren nga ushtria."