Rrëzohet me shumicë votash kërkesa e opozitës për interpelancë me kryeministrin Edi Rama, për pagesat e pretenduara ndaj biznesmenit italian Francesco Becchetti. Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla e konsideroi shpifje pretendimin se shtetit shqiptar i janë bllokuar asetet e albcontrol për të paguar arbitrazhin.