Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e së hënës në fshatin Rrënxë në Dibër ku një punonjës i cili punonte në shtrirjen e linjave të internetit ka rënë në kontakt më rrymën elektrik të tensionit të mesëm. 31 vjeçari ka qenë duke shtrirë linjën e internetit në shtyllat ku shërbejnë për trasmetimin e linjave të tensionit të mesëm, ku siç shihet edhe nga pamjet linjat e internetit nga kompani private po përdoren në shtyllat e tensionit edhe pse nuk lejohet.