Inteligjenca artificiale nuk mund të marrë autorësinë e një shpikjeje. Ky është vendimi i Gjykatës së Lartë të Britanisë së Madhe. Gjykata refuzoi një aplikim për të patentuar ndërtimin e një aplikacioni në emër të inteligjencës artificiale. Kërkesa u dorëzua nga Stephen Thaler. Ai aplikoi që inteligjenca artificiale e ndërtuar prej tij dhe e njohur me emrin Dabus të njihej si autor i shpikjes së një kontejneri ushqimor dhe një llambe inteligjente.