Këngëtari britanik, Elton John, akuzoi të dielën qeverinë britanike për "vjedhje", pasi ajo ka propozuar që kompanitë teknologjike të mund të trajnojnë modelet e inteligjencës artificiale mbi përmbajtjen muzikore dhe krijuese të Britanisë, pa garantuar kompensim të drejtë për autorët. Arti në mbarë botën po përballet me sfidat ligjore dhe etike që paraqet përdorimi i modeleve të inteligjencës artificiale, të cilat mund të krijojnë vepra të reja pas trajnimit mbi materiale ekzistuese.