Në një email dërguar punonjësve të enjten, Intel njoftoi pushimin nga puna të më shumë se 15 për qind të personelit, ose 15 mijë punonjës. Numri i madh i punonjësve është pjesë e një plani të gjerë të reduktimit të shpenzimeve prej 10 miliardë dollarësh në 2025, pas një raporti mbi fitimet në tremujorin e dytë dhe perspektivave negative të kompanisë.