Reporterja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, zhvilloi këtë të mërkurë takime me krerët e grupeve parlamentare si Bledi Çuçi e Gazment Bardhi si dhe me kryetaren e Këshillit Kombëtar të Integrimit Jorida Tabaku. Kreu I grupit socialist shprehet se është diskutuar për avancimin e procesit të integrimit si dhe për rikthimin e normalitetit në Kuvend.