Buxheti prej 16.3 miliardë lekësh nuk do të jetë e vetmja mbështetje për fermerët vitin e ardhshëm. Në një takim të zgjeruar me rreth 1500 fermerë, kryeministri Edi Rama prezantoi disa instrumente financimi duke filluar nga AgroKredit, Banka Shqiptare e Zhvillimit e deri tek linja e re e financimit e Bankës së Shqipërisë.