Pas pezullimit prej rreth një jave të punës së Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe Fondit për Sigurim Onvalidor e Pensional, në Mitrovicën e Veriut, që funksiononte sipas sistemit të Serbisë, kryeministri në detyrë Albin Kurti, u është drejtuar me një mesazh serbëve të Kosovës. Ai është shprehur se serbët në Kosovë, meritojnë “qasje të barabartë në të mirat e përbashkëta” dhe se sistemi paralel i arsimit dhe shëndetësisë nuk është i qëndrueshëm. Kryeministri në detyrë është shprehur se nevojitet që shëndetësia dhe arsimi të integrohen në një sistem të vetëm.