Komuna e Mitrovicës së Veriut shtyu aksionin për largimin e institucioneve të Serbisë nga objekti i saj në Lagjen e Boshnjakëve, thanë burime të afërta me autoritetet lokale për radion Evropa e Lirë. Arsyet e këtij vendimi, për momentin, nuk janë të qarta. Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, Drejtoria e Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Qarku Administrativ i Mitrovicës së Kosovës dhe Qendra për Punë Sociale nga Vushtrria gjenden në atë objekt prej kohësh.