Fëmijët e sotshëm rrezikohen nga një seri sëmundjesh në disa raste vdekjeprurëse për arsye se vaksinimi është përkeqësuar ndjeshëm pas pandemisë. Të dhënat finale nga INSTAT tregojnë se edhe përgjatë 2022 treguesit e vaksinimit u përkeqësuan. Në vitin 2022 u vaksinuan për tuberkulozin 98.7 për qind e fëmijëve nga 99.7 % në vitin 2015. Përkeqësim kishte edhe me vitin 2021 ku vaksinimi i fëmijëve për tuberkulozin ishte 98.8%.