Bisedë informuese, e sinqertë dhe e dobishme! Kështu e ka vlerësuar Kremlini bashkëbisedimin prej më shumë se dy orësh mes Donald Trump dhe Vladimir Putin. Dy presidentët folën të hënën në përpjekjen e radhës për të gjetur rrugën e paqes në Ukrainë, por siç njoftojnë mediat ruse, i vetmi rezultat i arritur deri më tani ishte sinqeriteti dhe informimi mes tyre. Agjencia ruse e lajmeve, Ria Novosti shkruan se Putin përsëriti përballë Trump bindjen e tij se një armëpushim në Ukrainë për një periudhë të caktuar kohore është i mundshëm, por me kushtin që të plotësohen disa kërkesa të Moskës.