Kryeprokurorja evropiane, Laura Codruța Kövesi dhe Kreu I SPAK, Altin Dumani, nënshkruan një marrëveshje pune mes dy institucioneve që përfaqësojnë. SPAK është një prokurori e specializuar e pavarur nga Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë. Palët kanë rënë dakord të lehtësojnë bashkëpunimin gjyqësor në çështjet penale dhe të shkëmbejnë informacione mes tyre në hetimet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.