Inflacioni në muajin tetor ra në nivelin më të ulët që nga shkurti i vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Eurostat, rritja e çmimeve ishte 3.8 për qind, nga 4.1 për qind që ishte në shtator. Të dhënat për tetorin u publikuan vetëm pak ditë pasi Banka e Shqipërisë mori vendimin për të rritur normën e interesit në 3.25 për qind. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë pohoi se presionet e larta inflacioniste nga ekonomia e brendshme mbeten një faktor rreziku për stabilitetin e çmimeve në vend dhe se balanca e rreziqeve ndaj inflacionit është zhvendosur për lart.