Ministria e Financave njoftot se të ardhurat totale në buxhet në tre muajt e parë të këtij viti arritën në rreth 163.8 miliardë lekë, ose rreth 1.6 miliardë euro. Sipas raportit mbi treguesit fiskalë të publikuar nga Financat të ardhurat totale për periudhën janar- mars 2024, u rritën me gati 76 milionë euro, ose rreth 5 për qind më shumë krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar.