Wegory, prodhuesi i medikamenteve për të luftuar obezitetin është bërë kompania me vlerën më të lartë në Evropë, duke rrëzuar nga froni konglomeratin luksoz francez LVMH. Aksionet u rritën pasi gjigandi farmaceutik danez, Novo Nordisk, lançoi këtë medicament në Mbretërinë e Bashkuar. Kompania vlerësohet në tregun e aksioneve në një shifër që kap vlerën e 428 miliardë dollarëve. Ilaçi tani është i disponueshëm në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar në Mbretërinë e Bashkuar dhe gjithashtu në tregun privat.