India ka nisur misionin e saj të parë vëzhgues drejt Diellit, vetëm disa ditë pasi vendi bëri histori duke u bërë i pari që u ul pranë polit jugor të Hënës. Aditya-L1 u ngrit nga baza e nisjes në Sriharikota të shtunën në orën 11:50 me kohën e Indisë. Ai do të udhëtojë 1.5 milion km nga Toka, ose 1% e distancës Tokë-Diell. Agjencia hapësinore e Indisë thotë se do të duhen katër muaj për të udhëtuar kaq larg. Misioni i parë i Indisë me bazë në hapësirë për të studiuar objektin më të madh të sistemit diellor mban emrin Surya - perëndia hindu e Diellit, i njohur gjithashtu si Aditya.