Një burrë i deklaruar i vdekur pas një aksidenti rrugor, u gjet i gjallë, ende i aftë të merrte frymë, por në gjendje kritike, pasi kishte kaluar natën në një dhomë frigoriferike në morgun e një spitali. Ngjarja i ka ndodhur një 45 vjecari, Strikesh Kumar, në indi. Ata që e zbuluan, ishin policët dhe të afërmit që mbërritën në morg për të nisur procedurat administrative për autopsinë. Kumar ishte dërguar në urgjencë pasi u shtyp nga një motor në Moradabad, në Uttar Pradhesh, në lindje të Nju Delhit. U shpallur i vdekur nga një mjek, në mbërritjen e tij në strukturë, ai u transportua në një spital publik për autopsinë.