Top News – Indeksimi i pensioneve. Nga tetori 400 lekë rritje mujore për të moshuarit
01/10/2025 13:23

Qeveria ka nxjerrë vendimin për indeksimin e vjeshtës të pensioneve, ku sipas përllogaritjeve në bazë të indeksit të çmimeve të konsumit të shortës së mallrave dhe shërbimeve për pensionistët është llogaritur në 2.5 për qind rritje. Vendimi është miratuar nga qeveria pasi ka marrë miratimin nga Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Sipas vendimit, pensionet urbane të pleqërisë shtohen me gati 500 lekë në muaj, nëse marrim si referencë vlerën mesatare të kësaj kategorie që në fund të 2024-ës ishte 19,600 lekë, ndërsa për pensionet rurale, shtesa është gati 300 lekë, pasi pensioni mesatar rural është 11,900 lekë. Kjo nuk konsiderohet rritje pensionesh, por vetëm kompensim për çmimet e rritura gjatë periudhës 2024-2025. Indeksimi këtë vit është më i ulët se vjet që në muajin tetor ishte 4.1 për qind dhe shkak për këtë është rënia e inflacionit në raport me periudhën 2023-2024. Shqipëria numëron në total 721 mijë pensionistë ku 630 mijë janë pleqërie urbane dhe 91 mijë janë rurale. Në buxhetin e shtetit për këtë indeksim janë parashikuar 11 milionë euro, që do të alokohen te Instituti i Sigurimeve Shoqërore për shpërndarje duke nisur nga muaji tetor.

Top News- Rreth 2 orë, studentët protestë në Shkup, kërkojnë që provimet t’i japin në gjuhën shqipe
06/04 16:44
Top News- ‘Gjuha shqipe e drejta jonë’/ Studentët protestë në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen
06/04 15:48
Top News-Të shtënat pranë Shtëpisë së Bardhë/ Shërbimi sekret merr në dorë hetimet, kërkon autorët
06/04 15:34
Top Channel/ Lamtumirë Ilirjan Shkurti. Artistë dhe qytetarë homazhe aktorit pogradecar
06/04 15:32
Top Channel/ Reagon Tirana për studentët në RMV: Provimet në shqip janë të garantuara
06/04 15:31
Top News- Përgatitje për luftë, ushtria gjermane ndalon burrat të udhëtojnë jashtë vendit
06/04 15:29
Top News- Ushtria ruse në krizë për ushtarë/ Mashtron dhe rekruton burra të varur nga alkooli
06/04 15:28
Top News – President i ri apo zgjedhje? Abdixhiku: Ende nuk kemi asgjë të re, zgjedhjet nuk i duam
06/04 15:17
Top News – Asnjë emër konsensual për president! Kurti: Do vazhdojmë bisedimet
06/04 15:17
Studentët shqiptarë mbushin sheshet në Shkup/ Analiza në studio: Përplasje fizike dhe kundërshtime
06/04 15:13
Top News- ‘Gjuha shqipe e drejta jonë’/ Studentët protestë në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen
06/04 15:09
Top News – ‘Arti i Negociatave’ dhe Trump. Presidenti shpërfill rregullat e veta në luftën me Iranin
06/04 14:40
Top News – Luftërat trazojnë kombet. Islanda referendum për të rifilluar bisedimet me BE
06/04 14:33
Top News- Kalimi në tunelin e Llogarasë me pagesë brenda muajit, ja sa do të jenë tarifat
06/04 14:33
Top News – Gjuha amtare bën bashkë shqiptarët. Tirana zyrtare rreshtohet krah studentëve në Shkup
06/04 13:57
Top News- Kapen dy trafikantet e emigrantëve/ Do i çonin drejt Kosovës, njëra kontrollonte rrugën
06/04 13:57
Top News-Mision shpëtimi në Fushë-Arrëz, punonjësi i kompanisë celulare gjendet i shtrirë në dëborë
06/04 13:52
Top Channel/ Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, një i plagosur
06/04 12:30
Top Channel/ Tirana zyrtare mbështet protestën e studentëve për provimin në gjuhën shqipe në Shkup
06/04 12:28
Top Channel/ Fshati që do ujë dhe drita! Në Mal të Martaneshit, banorët: Na ndihmoni
06/04 12:27