Indeksi i kushtimit në ndërtim u rrit me 4.1 për qind në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, të cilën INSTAT e merr si periudha bazë. Të dhënat e institutit të statistikave tregojnë se rritja më e madhe e kostove të ndërtimit vjen nga shpenzimet për karburante dhe lëndët e tjera djegëse për energjinë, ndjekur me 4.5 për qind shpenzime për pagat.