Dy incidentet e regjistruara këtë muaj në Mal të Zi, shënjestër e të cilave kanë qenë myslimanët, kanë ngritur dilema për tolerancën fetare në shtetin fqinj. Rasti i parë është regjistruar më 4 gusht, kur një grua nga Kuvajti, e cila mbante një shami në kokë dhe familja e saj, janë spërkatur me pije alkoolike nga ballkoni i një hoteli në qytezën e Budvës. Dy ditë më vonë, afër plazhit Utjeha, një burrë ia ka ndaluar hyrjen në pishinë një adoleshenteje të veshur me burkini. Ky i fundit është emërtim i rrobave të plazhit që mbulojnë gjithçka përveç fytyrës, duarve dhe shputave.