Kjo është protesta që inauguron procesin e largimit të Edi Ramës nga pushteti. Protestat ndalen vetëm atëherë kur realizojnë qëllimin e tyre madhor. Kështu u shprpeh ish-kryeministri Sali Berisha, disa orë para protestës së thirrur prej tij dhe Shoqërisë Civile, për tu mbajtur këtë të enjte në orën 19:00 para kryeministrisë. Në një prononcim për mediet para Parlamentit, lideri demokrat u bëri thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive.