Top News – Imuniteti i masës/ OBSH-nuk ka gjasa të arrihet këtë vit
12/01/2021 12:25

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se imuniteti i tufës kundër koronavirusit, nuk ka shumë të ngjarë të zhvillohet këtë vit, përkundër fushatave të vaksinimit që kanë nisur në disa vende. “Edhe kur vaksinat të fillojnë t’i mbrojnë më të cenueshmit, ne nuk do të arrijmë nivele të imunitetit të popullsisë ose imunitetit të tufave në vitin 2021”, tha shkencëtarja e OBSH-së, Soumya Swaminathan. “Edhe nëse kjo ndodh në disa vende, njerëzit në të gjithë botën nuk do të jenë të mbrojtur”, tha ajo. Nga Evropa në Amerikë dhe Azi, virusi ka dalë të jetë i ashpër, pavarësisht masave të izolimit që synojnë frenimin e përhapjes së tij. Për të arritur imunitetin e tufës, është i nevojshëm vaksinimi i 70 apo 80 për qind të popullsisë. Në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, fushatat e imunizimit janë duke ecur me ritëm të ngadalshëm, për shkak të furnizimeve të kufizuara me vaksina dhe sfidave logjistike. Bashkimi Evropian, i cili ka një popullsi prej afro 450 milionë banorësh, ka blerë gati 2.3 miliardë doza nga gjashtë prodhues vaksinash. Megjithatë, vetëm dy vaksina, Moderna dhe Pfizer/BioNTech, janë të miratuara për momentin. Koronavirusi ka prekur mbi 90 milionë njerëz në të gjithë botën. Prej tyre, mbi 1.9 milion kanë humbur jetën, ndërsa mbi 50 milionë janë shëruar. Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë, me mbi 22.6 milionë të infektuar dhe mbi 376,000 viktima. Në Evropë kryeson Mbretëria e Bashkuar me mbi tre milionë të infektuar dhe mbi 82,000 viktima.

Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00
Top News – Hungaria ndal gazin drejt Ukrainës / Orban hakmerret: Deri sa të rinisë rrjedha e naftës
25/03 14:39