Balerini i njohur, Ilir Shaqiri, duket se mëngjesin e kësaj të marte është ngritur nga gjumi paksa i revoltuar. Shkak për gjendjen e tij janë bërë bisedat e disa banorëve që zhvillojnë deri në orët e vona. Duke qenë se kjo është një ngjarje e përsëritur, Iliri nuk ka mundur dot që ta përballojë me sportivitet dhe durim. E shqetësimin e tij, balerini e ka shprehur teksa bisedonte me Sabianin dhe Big Mama. Ai I tha Sabianit se duhet të ketë kujdes me konfidencën dhe dashurinë që i shfaq banorëve.