Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka zbuluar detaje të reja nga Konventa Kombëtare që kjo forcë politike pritet të mbajë më 27 prill. Teksa diskuton me peshëngritësin Muharrem Berishën, me të cilin ka bashkëpunuar kur ushtronte sportin e peshëngritjes, Meta ka treguar edhe një skenar që partia e tij do të ndjekë ditën e Konventës. Sipas Metës pas Konventës do të shkojë poshtë ballkonit të Berishës, ku do të këndohet kënga ‘O moj Serbi murin ta prisha, se mu m’thonë Sali Berisha’.