Një ditë pas seancës maratonë të marrjes në pyetje të Monika Kryemadhit, në dyert e SPAK u paraqit bashkëshorti i saj, Ilir Meta. Në hyrje ish-Presidenti përsëriti akuzat ndaj kreut të Prokurorisë së Posaçme, që e konsideron të kapur politikisht. Të njëjtën retorikë e përsëriti me tone më të ashpra dhe nervoze në dalje, pasi u pyet për tre orë e gjysmë në SPAK.