Top News – ’Ilaçi’ i Trump fundos tregjet globale / Bota drejt recesionit pas tarifave të frikshme
07/04/2025 11:25

Presidenti i SHBA Donald Trump paralajmëroi qeveritë e huaja se do të duhet të paguajnë "shumë para" për të tërhequr tarifat gjithëpërfshirëse, duke i karakterizuar detyrimet si një "ilaç" dhe duke sjellë më shumë dhimbje për tregjet financiare globale të hënën. Tregjet financiare u fundosën në të gjithë botën dhe çmimet e naftës ranë pasi investitorët kishin frikë se detyrimet e paralajmëruara javën e kaluar mund të çonin në çmime më të larta, kërkesë më të dobët dhe potencialisht një recesion global. Pasi bursat në territorin e Kinës dhe Hong Kongut ranë në pikiatë të hënën, media shtetërore raportoi se fondi sovran i Kinës po ndërhynte në përpjekje për të stabilizuar tregun. Ndërkohë, aksionet në Tajvan ranë me pothuajse 10%, rënia më e madhe kjo e regjistruar ndonjëherë dhe kontratat e së ardhmes treguan një ditë tjetër makthi për tregjet në Evropë dhe SHBA. Duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One të dielën, Trump tregoi se nuk ishte i shqetësuar për humbjet që kanë fshirë triliona dollarë nga tregjet botërore të aksioneve. "Unë nuk dua që asgjë të bjerë. Por ndonjëherë ju duhet të merrni një ilaç për të rregulluar diçka", tha ai ndërsa kthehej nga një fundjavë golfi në Florida. Trump tha se kishte folur me liderët nga Evropa dhe Azia gjatë fundjavës, të cilët shpresojnë ta bindin atë të ulë tarifat deri në 50% që do të hyjnë në fuqi këtë javë. "Ata po ulen në tryezë. Ata duan të flasin, por nuk ka biseda nëse nuk na paguajnë shumë para në baza vjetore," tha Trumpi. Breshëria e tarifave të Trumpit, e shpallur javën e kaluar u prit me dënime nga liderët botërorë dhe nxiti taksa hakmarrëse nga Kina, ekonomia nr.2 në botë.

Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19