Bledar Fetollari, një emigrant shqiptar në Greqi, është përballur me dhimbjen më të madhe që mund të përjetojë një prind, humbjen e djalit të tij 12-vjeçar, i cili u mbyt disa ditë më parë në lumin Arahtho të Artës. Fetollari ka treguar momentet tragjike të ngjarjes dhe vendimin e tij për të dhuruar zemrën e të birit, në mënyrë që ajo të vazhdojë të rrahë në trupin e dikujt tjetër dhe të shpëtojë një jetë.