Pjesa lindore e Ukrainës është goditur nga sulme prej të dyja palëve në luftë, Rusia që lëshoi dronë kamikazë drejt Odesas dhe Kievi që i kthente përgjigje në Melitopol. Ushtria ukrainase tha se i rrëzoi dhjetë dronë të lëshuar nga Rusia të shtunën, por pesë dronë të tjerë arritën të godasin infrastrukturën energjetike, duke i lënë kështu rreth 1.5 milion banorë pa energji elektrike.