Aksioni kundër ndërtimeve të paligjshme vijon me ritme të shpejta. Një bllok vilash në Farkë u shemb nga Inspektoriati i Kontrollit të Territorit pasi ishin ndërtuar në shkelje të lejes ndërtimore. Pamjet e shembjes me shpërthim të kontrolluar të vilave u ndanë në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama i cili paralajmëroi se ky aksion nuk do të ndalet askund dhe përballë askujt.