Nisin krisjet e para brenda opozitës parlamentare. Dy deputetë të opozitës, Artur Roshi dhe Besnik Troplini janë tërhequr nga kërkesa për ndryshimin e Kushtetutës, duke kërkuar tërheqjen e firmave të nismës së firmosur nga 29 deputetët. Dy deputetët duket se e kanë ndërmarrë këtë nismë pas reagimeve të shumta që pati brenda Partisë Demokratike duke i akuzuar ata si pjesë të lojës së PS-së, pasi parashikohet heqja e mundësisë së daljes në një koalicion në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.