Pas masakrave që tronditën Serbinë, Beoegradi do të pësojë edhe shok politik. Sipas tabloidit serb “Informer.rs”, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic, do të dalë në media të hënën për të propozuar dorëheqjen e qeverisë, zgjedhje të përgjithshme dhe dorëheqjen e tij. Të gjitha këto vendime tronditëse, sipas gazetës, do të konfirmohen më 27 maj në Asamblenë e Partisë Përparimtare Serbe (SNS).