Gent Gazheli u lirua nga detyra si drejtor i përgjithshëm i Doganave, pas më shumë se pesë viteve që qëndronte në krye të këtij institucioni. Me vendim të këshillit të ministrave u vendos që Gazhelit t’i besohet funksioni i zëvendësministrit të mjedisit.