Ish-presidenti brazilian, Luiz Inácio Lula da Silva, ka marrë një mandat të ri në pushtet, pas garës së ngushtë në zgjedhjet presidenciale ku si rival kishte presidentin aktual, Jair Bolsonaro. Da Silva mori 50.9 për qind të votave, në krahasim me Bolsonaron, i cili në anën tjetër siguroi 49.1 për qind të votave, sipas Komisionit Zgjedhor.