Këshilli i Lartë i Prokurorisë hapi zyrtarisht garën për kreun e ri të SPAK. Vakanca për pasuesin e Altin Dumanit pret kandidaturat deri më 8 tetor. Sipas ligjit, për këtë post mund të garojnë 18 nga 20 prokurorët e posaçëm të SPAK, me përjashtim të Arben Krajës dhe Altin Dumanit, që nuk mund të kandidojnë më. Altin Dumanit i përfundon mandate më 18 dhjetor, pas kësaj date ai rikthehet si prokuror i thjeshtë brenda strukturës së posaçme.