Refugjatët afganë në Turqi thonë se ndërmorën udhëtimin e rrezikshëm për t’i shpëtuar jetës nën sundimin e talebanëve. Refugjatët afganë që janë vendosur ditët e fundit në Turqi thonë se ikën nga vendi i tyre nga frika se ardhja e talebanëve në pushtet do t’ua rrezikonte jetën. Shakiba është në mesin e refugjatëve që mbërritën në qytetin lindor turk të Vanit gjatë fundjavës ndërsa talibanët pushtuan Kabulin.