Policia spanjolle ka identifikuar shqiptarin që mbeti I vrarë pak ditë më parë me thikë. Ai është Endrit Sinaj nga Vlora. Sipas mediave spanjolle, ai është lënë pa shenja jete në derën e spitalit në Girona të Spanjës pasi ishte qëlluar me thikë në bark. Sinaj ishte një person me precedent edhe në Shqipëri, pasi kishte qenë i arrestuar në tetor të vitit 2020 në qytetin e Vlorës ku akuzohej për tentativë grabitje.