Pajisjet e identifikimit elektronik kanë shfaqur edhe në këto zgjedhje të pjesshme vendore në Berat problematikën e vjetër, atë të mosnjohjes së shenjave të gishtërinjve të votuesve të moshuara. Ky është rasti i kësaj zonje në Berat, e cila u detyrua që të identifikohej me regjistër për të vijuar me procesin e votimit.