Qeveria miratoi zgjatjen e afatit të vlefshmërisë për mjetet e identifikimit që skadojnë deri më 11 maj, për t’u dhënë mundësi qytetarëve që jetojnë në Shqipëri dhe që zotërojnë këto dokumente të votojnë në zgjedhjet parlamentare. Vendimi është marrë në një mbledhje të thirrur këtë të mërkurë dhe u komunikua nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.