Arrestimi i Ibrahim Licit në Turqi, solli reagimin e vëllait të tij Hamza Lici, i cili tha se Ibrahimi nuk është arrestuar, por u vetëdorëzua në policinë turke, me qëllimin pëe të kërkuar azil në Turqi për shkak se nuk ndihet i sigurtë në Shqipëri. Hamza Lici hodhi akuza të rënda, duke thënë se shteti shqiptar bashkëpunon me Bandar kriminale, për këtë arsye vëllai i tij vendosi të vetëdorëzohet në Turqi dhe jo në Shqipëri. Sipas tij, jeta e Ibrahimit në Shqipëri është në rrezik, për këtë arsye vendosi të dorëzohet pranë autoriteteve turke.