Rusia e konsideron gabim të madh vendimin e autoriteteve të Maqedonisë së Veriut për t'i dhuruar tanke Ukrainës. Kështu tha zëdhënësja e ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zaharova, e cila komentoi vendimin e autoriteteve maqedonase për t’i dhuruar Ukrainës tanket, që sipas mediave ruse, Shkupi i kishte marrë nga Rusia në vitin 2000 për ti përdorur ata në përballjen me “separatistët shqiptarë”.